Koreja e Jugut rrëzoi tërësisht zërat se lideri i fqinjit verior, Kim Jong Un ka vdekur ose është i sëmurë rëndë.
Ministri për Bashkimin në Korenë e Jugut, Kim Yeon-Chul iu tha ligjvënësve të tjerë se qeveria e di vendndodhjen e drejtuesit të Koresë së Veriut, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas Chul, Kim Jong Un mund të jetë duke shmang daljet në publik për të mos u infektuar me koronavirus dhe jo se vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë.
Spekulimet për shëndetin e Kim janë shtuar shumë në ditët e fundit sa kanë detyruar SHBA të përpiqet të dërgojë 5 avionë spiunë për të monitoruar lëvizjes në Korenë e Veriut, shkruajnë mediat koreanojugore.
Të gjitha lajmet shpërthyen në 15 prill kur lideri i Koresë së Veriut nuk mori pjesë në festimet e organizuara në nder të babai të tij, një ngjarje kjo që ai nuk do ta humbte për asgjë në botë.