Avokati, Spartak Ngjela ka reaguar pak takimit të ambasadores amerikane Yuri Kim me kreun e KED Ardian Dvoranin, ku e cilësoi një goditje të fortë për Ilir Metën.

Statusi i Ngjelës

Ambasadorja amerikane takon Ardian Dvoranin dhe i thekson opinionit publik shqiptar se çështja e drejtësisë është një çështje kyç për zhvillimin e Shqipërisë. Politika amerikane po e mbështet këtë me të njëjtën forcë.

Në të njëjtën kohë, këtë theks diplomatik, ajo nuk e ka vendosur pa një nënkuptim në takimin me gjyqtarin e lartë Ardian Dvorani. Dvorani tamam këto ditë po sulmohet nga Meta. Meta në fakt po vuan që t’i shpëtojë shkarkimit të tij me anë të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese, sepse Dvorani është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Qëndrimi i prerë i ambasadores Yuri Kim sigurisht që është një goditje e fortë kundër Metës dhe të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Ky korrupsion, ndërkohë i kishte varur shpresat te epidemia e koronavirusit.

Dalja sot e ambasadores Yuri Kim, ishte tamam në kohë, kur korrupsioni Meta e kompani ka ngritur veshët, duke menduar se koronavirusi do t’i shpëtonte ata nga pastrimi antikorrupsion. Në të njëjtën kohë politika amerikane po i thotë hapur Metës: larg duart nga drejtësia.

Shumë mirë që politika amerikane me ambasadoren elokuente në sensin logjik, dhe të drejtpërdrejtë në sensin diplomatik, filloi në Tiranë ta vendosë sërish theksin te reforma antikorrupsion. Por edhe te goditja ligjore kundër individëve të korruptuar të shtresës së lartë të pushtetarëve në Shqipëri.

Politika amerikanë tha sot në Tiranë së, bashkë me eliminimin e koronavirusit, do të nisë këtu me forcë edhe pastrimi i korrupsionit të lartë shtetëror.