Opozita këmbëngul që Shqipëria duhet të bëjë teste masive. Eugena Tomini nga ISHP thotë se për testimet janë ndjekur strategjitë e rekomanduara nga OBSH.
Sipas saj në Shqipëri janë testuar të gjitha rastet e dyshuara, kontaktet e ngushta familjare dhe kontaktet sekondare.
“Është e rëndësishme të kryhen testime sepse prej të cilave ne nxjerrim diagnozën që është e rëndësishme për ti treguar personave që jeni të prekur dhe duhet të kufizoheni. Ndërkohë indirekt, karantina apo masat e distancimit social e kanë bërë këtë vetëkufizim të qytetarëve. Çdo rast që ka qenë i dyshuar në çdo rajon të Shqipërisë nuk është neglizhuar për tu testuar. Çdo kontakt i ngushtë familjar apo kontakt sekondar janë testuar. Kjo ka qenë një strategji e ndjekur dhe e rekomanduar nga OBSH. Një strategji që u menaxhua jashtëzakonisht mirë që në rastet e para deri në këto momente. Dedektimi, izolimi dhe gjurmimi i rasteve ka sjellë disa vatra që ishin disa vatra të lokalizuara, këto vatra nga aktive janë bërë inaktive. Këto elementë të strategjisë që janë ndjekur e kanë sjellë epideminë të butë në Shqipëri”, tha Tomini për Ora News.