Tregjet e kafshëve të gjalla duhet të mbyllen në mënyrë urgjente. Kjo është thirrja e madhe që vjen nga mediat e huaja dhe që ka marrë mbështetje masive në mbarë botën.

Veç Kinës, tregje ku shiten minj, lakuriqë nate e qen, ka edhe në Indonezi.

“Këto tregje të ndyra duhet të mbyllen një orë e më parë, çfarë pandemie tjetër do t’i japim botës”, shkruan e revoltuar një grua në mediat sociale.

Lakuriqet e tregut “Tomohon” janë sekreti më i rrezikshëm i ruajtur ndonjëhere, por fotografitë e publikuara zbulojnë tmerrin në këtë treg të neveritshëm.

Markete të tilla bëhen rrezik për epidemi që mund të krijojnë probleme për mbarë botën.