Zyrtari i lartë i PD-së, Vili Minarolli, ka sulmuar diplomatët e SHBA që punojnë në Shqipëri.
Sipas tij, ata punojnë kundër interesave të Shqipërisë.
Atij i është përgjigjur ashpër ish-ambasadori Çejku.
“Kjo eshte nje teme e padobishme, e panevojshme dhe e pa arsyeshme, e cila permban brenda saj mungese realizmi dhe analize faktesh, te cilat deshmojne nje mbeshtetje historike te SHBA per Shqiperine dhe kombin shqiptare, nga te gjithe presidentet dhe ambasadoret e tyre ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni.
Me vjen keq te shpreh mospajtimin tim me nje mik te vjeter si Vili Minarolli, por nuk eshte as etike qe te gjykohet nacionaliteti i atyre qe perfaqesojne ameriken, kur dihet qe Amerika ka qene dhe mbetet vendi ku perfaqesohen te gjitha kombet dhe, pikerisht kjo e ka bere demokracine amerikane, model per boten.
Ajo u ka dhene mundesi edhe shume shqiptareve dhe neve nuk do na vinte mire qe keto shqiptaro-amerikane, te paragjykohen diku tjeter ne bote se perse ata jane besnik dhe sherbyes te shtetit te tyre.
Nderhyra, jo thjeshte per te shprehur mosaprovimin tim per temen e nxitur nga miku yne Vili, por per te terhequr vemendjen nga nisja e nje histerie fejsbukiste anti-amerikane, prapa se ciles nuk jane interesat tona kombetare, por ndikimet e rrymave te tjera, ne mos qejfmbetje personale apo paragjykime te diktuara nga zhvillime politike, te cilat duhen orientuar kunder autokracise putiniste dhe jo kunder ambasadoreve te nderuar amerikane, kudo qofshin ato ne rajonin tone dhe, pavaresisht origjinave dhe lidhjeve te tyre familjare”, shkruan ai.