Nga Ilir Beqaj – Ka një debat gjithnjë e më të shtuar nëse përligjen masat e shtrënguese të ndërmarra nga qeveria jonë prej 5 javësh. Përmasat dhe pasojat e deritanishme të sëmundjes COVID 19 janë, krahasimisht me vende të tjera qoftë në Ballkan e qoftë në Europë apo botë, në nivele të ulëta.
Ka një shqetësim të përgjithshëm për pasojat e masave shtrënguese në jetën sociale dhe ekonomike të vendit shoqëruar me një presion real nga grupime të ndryshme të shoqërisë për të filluar lehtësimi i shtrëngesave.
Midis të tjerash, sillet në vëmendje edhe eksperienca e Suedisë.
Në Suedi nuk ka patur masa shtrënguese përveç distancimit social/fizik dhe moslejimit të grumbullimit mbi një numur të caktuar personash.
Rasti i parë në Suedi është regjistruar në datë 25 shkurt, ndërsa fataliteti i parë është shënuar në datë 11 mars.
Deri më sot në Suedi janë 1242 raste për 1 milion banorë dhe 132 fatalitete për 1 milion banorë.
Dita e 39 e epidemisë së Suedi i bie data 4 prill.
Në atë ditë Suedia ka patur 644 raste për 1 milion banorë dhe 37 vdekje për 1 milion banorë.
Nëse Shqipëria do të kishte ndjekur skenarin suedez dhe do të kishim patur pasojat e atjeshme, sot do të kishim gjithsej 1835 raste të regjistruara dhe do të kishim pësuar 105 fatalitete. A e mendoni dot cila do të ishte klima psikollogjike në Shqipëri?
Duke vazhduar më tej, situata e sotme e Suedisë, në Shqipëri do të duhet të vijë në datë 26 prill. Me këto shifra:
Raste pozitive 3540
Fatalitete 376
Pacientë në situatë kritike 283
A do të kishte pranuar opinion publik shqiptar që në 50 ditë të kishin vdekur 375 ditë apo 7 vetë çdo ditë?!
Por më thelbësorja, si do të mund të trajtonim në një ditë në kujdes intensiv 283 vetë? Edhe po të kishim kapacitete spitalore (që në fakt nuk i kemi) është e sigurtë që nuk do të kishim mjekë që t’u shërbenin këtyre.