Ekziston një shaka për ta që kantonezët (Kina jugore, Hong Kong) pëlqejnë ta tregojnë.

‘Nëse ka katër këmbë dhe nuk është një tryezë, kantonezi do t’a hajë atë. Nëse fluturon dhe nuk është një aeroplan, kantonezët do t’a hanë atë. Nëse noton në oqean dhe nuk është një nëndetëse, përsëri njerëzit kantonezë do t’a hanë atë.’

Por a hanë vërtet kinezët gjithçka? Kur rastet fillestare të koronavirusit u gjurmuan në një treg në Vuhan, Kinë, kërkimet në Google për ‘pse kinezët hanë gjithçka’ arritën një shifër të lartë.

Këtu janë katër arsye pse kinezët duket se hanë ‘gjithçka’.

Kina është një nga vendet më biodiversitin më të madh në botë.

Para bujqësisë industriale në shekullin e 20-të, nuk ishte e pazakontë të gjeje proteina jashtë tre opsioneve: mish derri, pule, viçi.

Mishi i kuajve ishte dikur një pamje shumë e zakonshme në rrugët e Britanisë dhe u ndalua së përdoruri si ushqim vetëm rreth viteve 1930, kur publiku filloi t’i identifikojë kafshët më shumë si shokë dhe kafshë shtëpiake.Shumë nga amerikanët e jugut u rritën duke ngrënë mish krokodili.

Para bujqësisë industriale dhe globalizimit, njerëzit në mbarë botën hanin çfarëdo bimësh dhe kafshësh që ishin të arritshëm për ta, dhe Kina nuk ishte ndryshe.

Vendi është një nga biodiversitetet më të mëdha në botë, që përmban gati 10% të të gjitha specieve bimore dhe 14% të të gjitha llojeve të kafshëve.

Përveç kësaj, traditat në Kinë, dukë përfshirë ato të ushqimeve, ruhen me fanatizëm dhe kalojnë brez pas brezi.

Ushqimi konsiderohet një pjesë integrale e mjekësisë tradicionale kineze.

Në mjekësinë tradicionale kineze, nuk ka asnjë dallim midis ushqimit dhe ilaçit. Në fakt, ekziston një thënie— ushqimi dhe ilaçi janë një dhe të njëjtët.

Për shembull, sekrecionet e mëlçisë së ariut përdoren për të trajtuar sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit. Lëkura e gomarit, besohet se përmirëson qarkullimin e gjakut dhe trajton kushte si anemia. Nëse vuani nga astma, një mjek i mjekësisë tradicionale kineze mund t’ju inkurajojë të hani më shumë mish lakuriqi.

Librat mbi mjekësinë tradicionale kineze përfshijnë më shumë se 1.500 lloje kafshësh që mund të përdoren për qëllime medicinale.

Shumica e njerëzve kinezë nuk praktikojnë fenë dhe nuk kanë kufizime dietike.

Shumë besime botërore kanë udhëzime për ushqimin. Islami nuk lejon të haet mish derri, hindutë nuk hanë mish viçi dhe disa budistë nuk hanë mish. Por në Kinë, 90% e njerëzve e identifikojnë veten si jofetar, dhe shoqëria në përgjithësi nuk ka tabu rreth asaj që mund dhe nuk mund të hahet.

Qeveria kineze ka mbështetur zbutjen e kafshëve të egra.

Në 1978, qeveria komuniste filloi të liberalizojë ekonominë e Kinës dhe të lejojë ndërmarrjet private të krijojnë ferma industriale. Prodhuesit e viçit, derrit dhe pulës filluan të kapnin dhe të zbusnin kafshë të egra. Fermerët e vegjël filluan të rrisnin kafshë të egra si gjarpërinjtë dhe breshkat. Duke ndier se industria në rritje e jetës së egër mund të ndihmonte në ushqimimin e njerëzve në zonat rurale, qeveria i mbështeti këto ferma. Një ligj i vitit 1988 inkurajoi shumimin e kafshëve të egra për qëllime të ndryshme, përfshirë këtu edhe për t’u ushqyer.

Disa javë pas shpërthimit të koronavirusit, autoritetet kineze kanë ndaluar blerjen, shitjen dhe transportimin e kafshëve të egra në tregjet, restorantet dhe vendet e tregut në të gjithë vendin. / Opinion.al