Sipas mjekut reanimator Teni Kamberi, metoda e dhurimit të plazmës për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të tjerë shumë efikase në krijimin e antitrupave.
“Përsa i përket plazmës kjo e ka një logjikë të vetën. Përdorimi i plazmës është bërë historikisht edhe më parë edhe shkencërisht qëndron. Plazma e një personi që ka qenë i prekur me covid-19 që ka krijuar antitrupa është e vlefshme,” u shpreh mjeku shqiptar në Francë. Sa i përket medikamentit klorokinë i cili është thënë se bën efekt tek personat e infektuar nga Koronavirus, mjeku shqiptar nuk u shpreh shumë optimist, duke nënvizuar se ky ilaç sjell edhe efekte anësore.
“Në nivel europian është duke u bërë një studim europian që quhet ‘discovery’, duke u trajtuar pacientë me një kontigjent diku me 3 mijë pacientë. Në këtë grup ka protokolle të ndryshme ku përdoren antiviralë, antibiotikë dhe në mesin e këtyre është klorokina vetëm dhe ajo e kombinuar me antibiotikë. Në Francë ka dalë me ligj dhe klorokina nuk është medikament i thjeshtë sepse ka shumë efekte anësore. Ligji në Francë është që ky medikament mund të përdoret në ambientet spitalore dhe jo cdo pacient të shkojë në farmaci, sic ndodhi në fillim kur e morën vesh. Është një nga trajtimet por nuk është akoma definitiv.” Gjithashtu duke iu referuar një tjetër hamendësimi se personat e vaksinuar ndaj turbekulozit janë më imunë, Kamberi u shpreh se nuk ka ende baza shkencore.