Nga dita e hënë, pra nesër në qarqet Dibër e Gjirokastër dhe bashkitë Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Divjakë do të futen në fuqi masat e reja lehtësuese. Delvina iu shtua sot listës, së publikuar për herë të parë ditën e premte.

“Ne kuader te lehtesimit gradual dhe te kujdesshem te masave, bazuar ne vendimin e komitetit te eksperteve, nga dita e hene date 27 prill, do te filloje lehtesimet e posatcme per levizjen ne “zonat e gjelberta”. Jane klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19. Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike. Sa I takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer. Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përvec rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.

Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania. Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur ne cdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe ne komunitet. Situata është dinamike dhe si e tillë do të vlerësohet hap pas hapi. Me kujdes dhe përgjegjësi maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve” tha ministrja e Shëndetësisë.

Por si do të bëhet lëvizja në këto qarqe dhe bashki? Brenda Dibrës dhe Gjirokastrës lejohet lëvizja e qytetarëve, por jo jashtë qarkut. Ndërkohë bashkitë Pogradec, Prrenjas dhe Librazhd që janë kufitare dhe nuk kanë asnjë të prekur trajtohen si zonë e përbashkët dhe mes tyre lejohet lëvizja e qytetarëve. Po ashtu edhe Sarandë, Delvinë, Himarë, Konispol dhe Finiq e njëjta gjë, pra pa kaluar Llogoranë. Ndërkohë që Divjaka trajtohet si zonë e vetme dhe qytetarët nuk lejohet që të lëvizin jashtë territorit të bashkisë. Në këto zona të gjelbërta, ndalohet rreptësisht hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave. Për shembull në Librazhd nuk lejohen hyrjet nga Elbasani, por as daljet në drejtim të këtij qyteti.

Pensionistët në këto bashki ku do të ketë lehtësime do të lëvizin lirisht në këmbë nga 06:00 deri në orën 08:30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë nuk lejohet që të dalë nga shtëpia. Nga ora 9:30 deri në 17:30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia, pra kur pensionistët janë kthyer brenda. Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09:30 deri në orën 17:30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët! Ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave. Gjithashtu në këto bashki ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme.

Zona e gjelbër Qarku Dibër Qarku Gjirokastër Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq; Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd , Bashkia Divjakë

Rregullat e qeverisë në qytetet që do të lehtësohet lëvizja nga hëna- Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët!

Ndalohet rreptësisht hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave. Pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, nga 06:00 deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalë nga shtëpia

Nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia.

Kujdes! Ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave

Ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme