Kryeministrit Edi Rama ka bërë me dije se në këtë periudhë, Shqipëria ka ngritur operacionin më të madh humanitar në 30 vite, teksa është shprehur se është i vetëdijshëm që mun të ketë pasur abuzime apo që mund të mos jenë ndihmuar të gjithë.

“Po të kishim hyrë në spitrale e një infektimi progresiv të mjekëve dhe akoma më tepër sot jo vetëm nuk do flisnim për hapjen, ku do vuanin ankthin e mbylljes në shtëpi, 1500 të vdekur në 90 ditë! Së pari dua të ndjeheni vërtetë mirë, që sot kemi mbërritur këtu dhe më besoni se stresi ekonomik do ishte ku e ku më lartë, nëse nuk do kishim bërë këtë. Askush nuk është i dëshpëruar se ia kemi dalë mrekullisht. Dhe ja ku jeni shëndoshë e mirë dhe kjo nuk është pak, por është shumë. Disa nga ju mërziten kur u them se askush nuk ka vdekur për bukë që nga koha e Skëndërbeut, është një e vërtetë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka familje të varfra, aq më tepër në këto kushte. Ndjesë për përsëritje, po si jua ha mendja atyre që thonë “po vdes populli për bukë”. Kishte më shumë bukë gjatë luftës Nacional Clirimtare, mund të duket i tepruar si krahasim, por është i vërtetë! Atëherë bëhej me racion blerja në dyqane, ku kishte vetëm presh dhe patate me bollëk dhe as në luftë dhe as më pas, askush nuk vdiq për bukë. Mbase nuk kemi arritur t’i ndihmojmë të gjithë Mbase ka pasur edhe abuzime, por po të shikoni listat të njerëzve që janë ndihmuar me ushqim do të besoni si unë që kemi ngritur operacionin më masiv të mbështetje së njerëzve në 30 vite”, tha Rama.