Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se çështja e testimeve i përket ekspertëve dhe deri tani ai nuk ka dyshime se rezultatet janë pozitive.Rama thotë se testimet janë vetëm çështje e ekspertëve kurse të tjerët filluar nga ai vetë janë si ata tifozët në stadium që i thërrasin dhe i japin këshilla lojtarëve apo trajnerëve.
Për më tej ai tha se faktet deri tani i japin të drejtë ekspertëve dhe nuk janë testimet ato që ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.Nga ana tjetër Zaloshnja thekson se me rihapjen do të rritet numri i të infektuarve, pra probabiliteti është i madh që të rritet kjo por nga ana tjetër me rritjen e të infektuarve veç rritjes së testimeve duhet të rritet edhe personeli shëndetësor. Të paktën sipas Zaloshnjës këtë po bëjnë vendet më të mëdha.
DEBATI NË REAL STORY
EDI RAMA: është një debat i cili është humbje kohe përtej debatit të brendshëm në tryezën e ekspertëve. Të gjithë të tjerët nuk bëjmë asgjë tjetër bëjmë hipoteza tifozësh kur përgatisin një ndeshje në imagjinatën e tyre apo kur i japin këshilla nga shkallët lojtarëve apo trajnerit.
Ajo që ka më shumë bazë është rezultatin e ndeshjes. Rezultati është shumë pozitiv. Numri i të vdekurve është shumë pak po t’i shohësh me sa mund të ishin nëse nuk do kishim bërë këto.
Kemi një sistem shëndetësor tërësisht i relaksuar me ngarkesën në krahasim me sistemet e tjera. Këto të dyja e matin ndeshjen.Testimet janë debat dhe çështje e ekspertëve. Ata kanë treguar me fakte që kanë të drejtë dhe nuk kam pse dyshoj tek strategjia e tyre.
Unë e thashë dhe do e them që kjo nuk është çështje as e publikut, as e gazetarëve, as e politikanëve por e atyre që udhëheqin betejën në vijën e zjarrit dhe bëjnë strategjinë e kësaj lufte. Kur rezultatet janë ato që përcaktojnë suksesin në kohë. Sa kemi të shtruar, sa në gjendje të rëndë, sa humbje jete janë në favor të tyre dhe unë u heq kapelen.
EDUART ZALOSHNJA: Deri të premten mesatarja e testesve ka qenë në 230 në ditë. Kjo në kushtet kur numri i atyre që kanë biznese pak dhe ndryshon puna.Kurse sot kur ka njerëz në rrugë dhe bizneset hapen rritet nevoja për testime, jo testime altapeda, por testim, gjurmim, izolim.
Kur dikush ishte probabiliteti të kishte pak të infektuar, tani rritet. Nuk kërkohet testime më shumë por personel më shumë.Personeli që do gjurmojë këto raste. Themi vetëizolim, vetëkarantinim por a shkon ai tek komshiu tek kushëriri. Edhe vendet që po hapen po shtojnë personelin. Prandaj po kërkojnë staf më shumë, personel më shumë.