Raporti javor monitorues i gjithë bashkive në vend nga “Bashki të forta” thekson se bashkia e Shijakut ka vijuar punën në shpërndarjen e përditshme të ndihmave ndaj të gjithë njerëzve në nevojë.

Ka pasur rezultat pozitiv në përdorimin e platformave elektronike për trajtim ankesash, ose dërgim aplikimesh për ndihmë ekonomike.Një tjetër punë e kryer në ndihmë të qytetarëve ka qenë gjithashtu shenjëzimi i dallueshëm në pika shërbimi tregtar për të ruajtur distancën sociale.
Kanë spikatur dhe aktivitetet përmes rrjeteve sociale në promovimin dhe nxitjen e pasioneve të fëmijëve gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.

Sipas kryetarit të bashkisë, Elton Arbana bashkëpunimi me “Bashki të forta” vazhdon të jetë frytdhënës, duke i ardhur në ndihmë të përmirësojë çdo ditë punët dhe shërbimet e përditshme ndaj njerëzve. Bashkia e Shijakut ka krijuar dhe realizuar ide të ndryshme, por ka ndërvepruar duke parë modele suksesi nga bashkitë e tjera.