Modestia nuk është pika e tyre e fortë dhe përulësinë as nuk e dinë se ku e ka shtëpinë. Në realitet ata as nuk janë të interesuar ta dinë. Për kë po flasim? Për shenjat e zodiakut që e konsiderojnë veten superiore ndaj gjithë të tjerave.Mos i quani vanitozë, ose të paktën mos e bëni atë në prani të tyre. Ata nuk e konsiderojnë veten të tillë fare, por thjesht të vetëdijshëm për talentin dhe virtytet e tyre.
Arsyeja natyrisht është gjithmonë në anën e tyre dhe ata ndjehen mbajtës të së vërtetës absolute. Por çfarë i bën këto shenja kaq të sigurta? Le ta zbulojmë:
LUANI
Mbreti i pyllit dhe zoti i Zodiakut nuk mund të mos e konsiderojë veten më të mirin. Të vetëdijshëm për karizmën dhe guximin e tyre, ata presin që të mos kundërshtohen kurrë nga askush dhe të mos vihen në dyshim.
E vërteta e tyre është ligj, rregullat e tyre janë të vetmet që kanë kuptim, vështirë se pranojnë gabimet e tyre. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë përgjithësisht udhëheqës ose në çdo rast që mbahen me shumë respekt në fushat në të cilat punojnë. Dhe e gjithë kjo i lartëson dhe i dallon mes turmës anonime.
DEMI
Të lindurit në shenjën e Demit nuk pranojnë që gabojnë, edhe nëse i torturon. Edhe kur një gabim është shumë i dukshëm, kërkojnë për të gjithë faktorët e mundshëm lehtësues, vetëm që ta transferojnë përgjegjësinë diku tjetër.
Kokëfortë, të kapur fort pas parimeve dhe bindjeve të tyre, e quajnë veten si të vetmit të vlefshëm dhe të denjë për t’u marrë në konsideratë. Të mendosh për të ndryshuar mendjen e tij është praktikisht e pamundur. As mos provoni. Lërini që të përplasin vetë kokën, mbase do u vlejë për të shfryrë egon e tyre të tepruar.
VIRGJERESHA
Ndër shenjat e zodiakut që konsiderohen superiore nga të gjitha të tjerat, ne gjejmë atë të Virgjëreshës. Një shenjë që gjithmonë përpiqet të përmirësojë çdo debat apo diskutim.
E prirur për përsosmëri, ka tendencën të jetë hiperkritike ndaj të tjerëve dhe ta shohë veten qartësisht superiore në kuptimin e angazhimit dhe cilësisë.
Virgjëresha është e kënaqur që ngrihet nga mediokriteti dhe banaliteti dhe krenaria e saj e pengon atë të bëjë një hap prapa, edhe kur dështon në mënyrë sensacionale. Të tjerët në vend të tyre do të kishin bërë shumë më keq, e ngushëllon veten ajo …
Dhe pashmangshmërisht…
AKREPI
A mund të mungojë ndonjëherë shenja e Akrepit midis shenjave të zodiakut që konsiderohen superiore nga të gjitha të tjerat? Dhe për më tepër që ajka e astrologëve e përcakton atë si më të fuqishmen e Zodiakut?
Akrepi është absolutisht një shenjë konkurruese për të cilën të qënit konkurruese dhe fituese nuk janë të mjaftueshme. Ajo duhet të shkëlqejë.
Shumë të thellë, tepër inteligjentë dhe intuitivë, vështirë se do të ndjehen dhe veprojnë si vdekatarë të zakonshëm. Të vetëdijshëm për cilësitë e tyre, mbetet në piedestalin e vet nga i cili shikojnë botën, duke mos fshehur një përbuzje të caktuar për gjithçka që është e zakontë dhe mediokre. / meb.al