Një studim i kryer në Neë York dhe Mumbai ka zbuluar se koronavirusi qëndron në testikujt e meshkujve. Kjo lidhet me disa proteina që gjenden në mushkëri, zorrë, zemër dhe gjithashtu në testikuj. Kjo proteinë është më pak e përhapur në indet vezore, ndaj virusi ka një vend shtesë për t`u fshehur tek burrat krahasuar me gratë. Kjo është arsyeja se burrat shërohen më ngadalë se gratë.
Në studim u përfshinë 48 burra dhe 20 gra që jetonin në Mumbai të cilët ishin infektuar nga koronavirus.
Ndërsa grave në studim u deshën katër ditë për të pastruar infeksionin, burrave u deshën 6 ditë.
Studimi u botua në faqen e internetit mjekësore MedRxiv por ende nuk është shqyrtuar nga kolegët.
Profesori i virologjisë, Ian Jones u shpreh se koronavirusit i duhet të udhëtojë në rrjedhën e gjakut për të arritur tek testikujt, gjë që përgjithësisht koronavirusi nuk e bën. Vendi kryesor ku rri ai është trakti respirator.
Studiues të tjerë i kanë hedhur poshtë këto gjetje. Profesori i virologjisë Ian Jones nga University of reading tha: “Meshkujt e kalojnë më keq se gratë sepse kanë vetëm një kromozon X dhe jo dy si gratë (gratë XX, burrat XY).”
Profesori i Virologjisë Molekulare në Universitetin e Nottingham Jonathan Ball tha se gjatë një studimi të veçantë nuk ishte gjetur koronavirus në spermën e të sëmurëve, duke sugjeruar se nuk ishte një “rezervuar i rëndësishëm” për koronavirusin.