Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern u shpreh ditën e sotme se shteti i saj po e fiton betejën me Koronavirusin teksa vendi ishullor këtë të enjte raportoi 29 raste të reja, duke e çuar totalin në 1239, dhe vetëm një të vdekur. Nga këto raste, vetëm 14 janë në spital dhe 317 janë shëruar.
Arden falenderoi qytetarët e saj për vendosjen e “murit mbrojtës” që pengoi përhapjen e virusit në vend.“Për vende të tjera, këto shenja pozitive mund të jenë një arsye për të hequr kufizimet. Danimarka,, me 5597 raste dhe 218 viktima, ka njoftuar se do të fillojë heqjen e kufizimeve javën e ardhshme nëse rastet mbeten në këtë nivel. Por, kryeministrja e Zelandës së Re, tha të enjten se ajo do të forconte kufizimet në kufi, dhe të bënte që të gjithë ata që arrijnë në vend do të qëndrojnë dy javë në karantinë në një ambjent të miratuar dhe jo të izolohen në shtëpi. Rregulli aplikohet vetëm për banorët e Zelandës së Re, të huajt e kanë të ndaluar të hyjnë në vend nga 20 marsi. Ne jemi vetëm në gjysmë të rrugës”, tha ajo në një konferencë për shtyp.
“Ajo që kemi bërë këto dy javë është e jashtëzakonshme. Ne i kemi marrë këto vendime së bashku dhe po mbrojmë njëri tjetrin. Por kjo do të jetë një maratonë…në luftën kundër koronavirusit”, shtoi ajo.
Zelanda e Re, me një popullsi rreth 5 milionë banorë, ka dy avantazhe; gjeografinë dhe kohën. Më 28 shkurt, ajo konfirmoi rastin e parë të koronavirusit, plot një muaj para se SHBA ta bënte këtë. Dhe më 29 mars, vendi konfirmoi viktimën e parë dhe të vetme deri më tani. Veç të tjerash, Zelanda e Re është edhe ishull, larg nga vendet e tjera. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fqinjen e Zelandës së Re, Australinë, e cila, siç tregohet në grafiqet e mëposhtme, ka një ritëm në ulje të infektimeve.