Nga Eduard Zaloshnja -Në qoftë se trajektorja e vdekjeve për milion banorë nga COVID-19 në Shqipëri do të kishte ndjekur atë të 40 ditëve të para të pandemisë në Itali, sot, 40 ditë pas vdekjes së parë zyrtare në Shqipëri, do të kishim pasur 685 vdekje me COVID-19 si diagnozë primare zyrtare (pavarsisht sëmundjeve paraegzistuese).
Në fakt, trajektorja jonë e vdekjeve për milion banorë nga COVID-19 ka ndjekur hap pas hapi atë të një fqinji tjetër – Greqisë.Aktualisht, Greqia ka 10 vdekje për milion banorë, ndërsa Shqipëria ka 9. Mesatarja botërore është mbi dyfish – 20.5 vdekje për milion banorë (shihni grafikun shoqërues).Edhe sikur në Shqipëri të jetë fshehur gjysma e vdekjeve nga COVID-19 (siç pretendojnë disa zëra opozitarë), do të kishim më pak vdekje se mesatrja botërore.