Kryebashkiaku Erion Veliaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për pandeminë e koronavirusit.Veliaj u shpreh se një pjesë e mirë e stafit të bashkisë ka dalë në terren me masa, duke shtuar se qytetarëve iu është shërbyer me devotshmëri të plotë.
“Të gjithë drejtuesit në botë po ecin në një fushë të minuar. Ne po përdorim strategjinë me progresiste që njeh njerëzimi. Kemi pasur 38 përqind të stafit që kanë dalë në terren. Njerëzit shihnin në ditët e para arkivolë etj. Ishte e nevojshme ta ndiqja personalisht ate qe ndodhte. Ne kemi shërbyer me shumë kujdes ndaj të gjithë atyre që kanë pasur nevojë.
Kemi pasur punëtorë pastrimi pa fund. Jemi në një situatë ku familjet në nevojë janë ndihmuar, them se kemi menaxhuar me shumë kujdes pandemine. Ka qenë operacion i madh solidariteti. Kemi nisur që të ndërtojmë tashmë për ata që kanë mbetur pa shtëpia nga tërmeti. Sot duhet të jemi me pjesët pozitive të qytetit”, tha Veliaj.