Vedat Elezi mjek anestezist në Clermont Ferrand, Francë ka treguar në një intervistë për Abc News se si po trajtohen pacientët të prekur me koronavirus në spitalin ku ai punon.
Ai u shpreh se vdekshmëria në radhët e personave që trajtohen në terapi intensive shkon deri në 30%, ndërsa theksoi se përveç gjendjes së pacientit, kjo varet edhe nga një sërë faktorësh të tjerë.“Pacientët bëhen për kujdes intensiv kur kanë prekje të rëndë të mushkërive e cila ka rol vital për jetën tonë. Shkaku kryesor i vdekjes është mungesa e oksigjenit në gjak. Rastet më të rënda kur prekja e mushkërisë është totale ne përdorim një teknikë për këta persona.
Trajtimi në reanimacion është shumë agresiv dhe zgjat shumë. Vdekshmëria në reanimacion varet nga shumë faktorë, nga pajisjet, kompetenca e mjekëve. Aty ku jam unë 70% e pacientëve që hyjnë në reanimacion dalin nga reanimacioni”, u shpreh Elezi për ABC News.
Ai u shpreh se vendimi për hapjen e pjesshme në Francë është marrë për shkak se një pjesë e fëmijëve që studiojnë nga shtëpia, nuk kanë askses në internet, megjithatë theksoi rriskun e madh dhe pasojat që mund të sjellë ky hap .
“Strategjia e Francës nuk është imuniteti i turmës. Dalja nga izolimi është një moment frike sepse ka akoma shumë të panjohura nga ky virus. Restorantet, baret, hotelet do ngelen të mbylllura pas 11 majit.
Unë mendoj se është rrezik hapjes së shkollave dhe mendoj se një pjesë e popullatës nuk kanë qasje në internet dhe nuk përshtaten dot me këtë lloj metode të mësimit. Për të evituar humbjen e mësimit është marrë vendimi për hapjen e shkollave. Kjo hapje do të jetë shumë e pjesshme”, deklaroi Elezi.