jatë ditëve të fundit është zbuluar një kurë e re për të trajtuar pacientët që janë në gjendje të rëndë me COVID-19.
Lajmi u publikua nga SIF, Instituti italian i farmaceutikës. Nga studimi rezulton se një molekulë e njohur si “Gabesato” është në gjendje të kryejë tre funksione të rëndësishme njëkohësisht për trajtimin e infeksionit dhe komplikacionet e mundshme, shpjegon Giorgio Racagni, presidenti i SIF.
Kjo molekulë ka efekte antiinfimatore, antigripale dhe antikouglante. Ky është një ilaç për infeksionin e pankreasit. Deri më sot është zbuluar se virusi COVID-19 hyn në qeliza duke shfrytëzuar një proteinw që quhet TMPRSS2, thotë mjeku Racagni e Capuano.
Kjo proteinë që lidhet me virusin mund të jetë shënjestër për ndërhyrje të mundshme mjekësore në gjendje të mposhtin virusin.
Ndërkohë disa studiues gjermanë kanë izoluar COVID-19 të marrë nga një pacient dhe kanë testuar molekulën shumë të ngjashme me ‘gabesaton’ ku dalluan se ajo arrinte të ndalonte hyrjen e virusit në mushkri. Jo vetëm kaq, por “gabesato” ka një fuqi antiinfiamtorie të lartë.