E ftuar nga Artur Zheji në RTV Ora, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se Rama ishte i vetëdijshëm për mungesën e efikasitetit të sistemit shëndetësor, prandaj mori masa aq agresive.

Gjikondi: Rama tregoi edhe një vetëdije në lidhje me sistemin shëndetësor që nuk është shumë efikas.

Prandaj mori masa agresive pikërisht prej vetëdijes në lidhje me strukturat shëndetësore në vend që nuk do ta përballonin këtë pandemi. Mendohet që kjo pandemi nuk ishte shumë agresive në Ballkan prej vaksinave të turbekulozit.

Ndërsa epidemiologu Taulant Muka u shpreh se zgjidhja nuk është vaksina, por masat parandaluese.

Muka: Virusi ka dy mutacione dhe nuk e dimë kë kemi në Shqipëri. Duhet bërë ekzaminimin gjenetik të virusit. Nuk e di pse nuk e ka bërë qeveria.

Në vaksinë merr diku 10-15 vite për tu hedhur në treg, pasi nuk i dimë efektet afatgjata. Unë e vë në diskutim një vaksinë që do të dalë për 6 muaj, pasi nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë vaksinë.

Prandaj strategjitë më të mira janë ato parandaluese. Unë besoj se zgjidhja nuk është vaksina, por masat parandaluese.