Një test i ri që do të masë shkallën e imunitetit të popullsisë do të aplikohet së shpejti. Njoftimi u bë nga shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino, e cila tha se testi do të vijë në ndihmë për diagnozën e koronavirusit.
“Do të aplikohet një test i ri serologjik, por për personat në ndihmë të diagnozës që ndihmon më mirë diagnozën e sëmundjes. Sa i përket matjes së imunitetit po planifikohet dhe do të kryhet sapo të jetë gati”, tha Bino.
Nuk dihen detaje nëse ky test do të vijë nga Italia apo do të krijohen të ngjashme në Shqipëri, duke përdorur patentën e tyre.
Italia zhvilloi dhe prodhoi testin e imunitetit
Të infektuarve do t’u bëhet një test i ri, për
Ndërkohë në Itali është zhvilluar, testuar dhe prodhuar një test i ri gjaku. Testi është bërë plotësisht në Itali dhe pritet të marrë patentën, për të verifikuar se cilët nga ata persona që e kanë kaluar virusin kanë zhvilluar antitrupa ndaj Covid-19. Testi italian funksionon si një analizë normale gjaku, shkruan “Corriere”.
Certifikimi pritet brenda dy javësh, atëherë mund të fillojnë testimet mbi popullatën, me një kosto prej më pak se 5 euro secila. Rezultati del në një orë. Në Itali rreth 500,000 mostra mund të përpunohen në ditë.