Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar së fundmi se SHBA do që të dërgojë investigues në Kinë, përsa i përket ‘shpërthmit’ të COVID-19.

CNN shkuan se Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar vazhdimisht Kinën se nuk ka treguar të dhëna të sakta për përhapjen e virusit dhe bilancin e tij. Sipas CNN, SHBA-të kanë bërë edhe më parë kërkesa të tilla, të cilat janë kundërshtuar.

“Ne po flasim për Kinën. Ne u thamë atyre para shumë kohësh për të hyrë brenda. Ne duam të hyjmë, “, ka deklaruar Trump.

Ndërkohë me Kinën po ‘hakmerren’ edhe shtete të tjera si Gjermania, Anglia dhe Franca. Së fundmi, Gjermania i ka dërguar Kinës një faturë prej 130 miliardë paund për dëmet e shkaktuara nga COVID-19.