Një pilot kanadez bëri një ulje emergjente të avionit të tij në një autostradë jashtë Quebec.Videoja e pazakontë shihet zakonisht në filmat aksion por u kap në të vërtetë edhe në Highëay 40 në Quebec të enjten. Avioni ”Piper Cherokee” u filmua duke fluturuar poshtë rrugës, e cila ishte e mbushur me makina pavarësisht kufizimeve të koronavirusit.
Piloti tregoi aftësi të përsosura në drejtimin e avionit dhe zbarkoi drejtpërdrejt në trafik pa goditur asgjë.Incidenti ndodhi vetëm disa kilometra në jug të Aeroportit Ndërkombëtar Jean-Lesage, ku aeroplani duhet të zbriste.