Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi ka humbur jetën një person dhejanë konfirmuar 201 raste te reja me Covid 19, duke e çuar në 2.867 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Ndërkohë numri i viktimave në këtë shtet deri më tani është 66.Qeveria serbe në një vendim të fundit në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit është shprehur se do të zgjasin orarin e izolimit të plotë duke miratuar ndalim të plotë të lëvizjes nga e premtja në orën 5 pasdite deri të hënën në 5 të mëngjesit.
Përmes një njoftimi autoritetet bëjnë me dije se të gjithë qytetarët dhe ato të moshës 65 vjeç mund të dalin të premten nga ora 4 deri në 7 të mëngjesit për të blerë sende ushqimore në dyqane që do të funksionojnë të premten, në të njëjtën kohë, nga katër deri në shtatë të mëngjesit.
Gjithashtu sipas qeverisë serbe brenda këtij ndalimi, është lejuar një fashë kohe për shëtitjen e kafshëve shtëpiake, të shtunën dhe të dielën nga 8 e mëngjesit deri në 10 të mëngjesit, si dhe çdo ditë në fashën e kohës nga 11.00 deri në 1 të mëngjesit. Shëtitja mund të zgjasë 20 minuta dhe vetëm deri në 200 metra nga vendi i vendbanimit.