Periudha e pandemisë tregoi se ulja e numrit të automjeteve dhe rritja e përdorimit të biçikletave ndikoi direkt edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.Në një intervistë për ABC, kryebashkiaku Veliaj tregoi se në Tiranë do të zgjerohet rrjeti i korsive të biçikletave në 20 rrugë.
“Jo vetëm rruga “Myslym Shyri”, por rreth 20 rrugë në Tiranë do të pajisen me korsi biçikletash, këtë po e bën Parisi sot. Filozofia e madhe e transformimit urban të qyteteve mbas Covid siç deklaroi Bebe Sale përpara një jave në Milano, siç deklaroi Abidial Godien në Paris, siç deklaroi në muajin e kaluar Sadiq Kane në Londër repsektivisht është një qytet i cili do të duhet të bashkëjetojë me distancën sociale. Edhe sot verdikti është që distanca sociale si mjet komunikimi në qytet e garanton 100% vetëm biçikleta. Na erdhi një situatë e jashtëzakonshme ndaj të gjitha qytetet progresiste sot në botë po kthejnë shirita ose rripa ose korsi të dedikuar për parkim automjetesh që rrijnë me orë të tëra në korsi biçikletash dhe korsi trotuaresh. Kështu që nuk është vetëm “Myslym Shyri” janë rreth 20 rrugë”, deklaroi Veliaj.