Pas disa javësh për shkak të COVID-19, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online më datën 6 maj.
Këtë e bëri me dije bashkëkryetari Damian Gjiknuri, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ndër të tjera tha:
“Bashkë me kolegen Hajdari do të informojmë në 6 Maj anëtarët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore për ecurinë e deritanishme të dialogut në tryezën politike dhe punën e bërë nga ekspertët.
Pa humbur kohë, në kuadër të Këshillit Politik, pres që bashkë me opozitën jashtë parlamentare të rifillojmë sa më shpejt punën për të arritur dakordësi mbi çështjet e mbetura pezull në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR”, nënvizon Gjiknuri.