Kryeministri britanik Boris Johnson, është i shtruar në terapi intensive në St Thomas Hospital të Londrës dhe po reagon mirë ndaj trajtimeve klinike.
Përditësimi i fundit për gjendjen e Kryeministrit u bë nga një zëdhënës i tij, duke sqaruar se momentalisht nuk është në gjendje që të punojë.
Por ai sqaroi se kreu i qeverisë është i vetëdijshëm dhe mund të kontaktojë me kë dëshiron.
Gjendja e tij mbetet klinikisht e qëndrueshme, ndonëse simptomat e koronavirusit janë prezente.