Shteti i Suedisë ka qenë më i “relaksuar” se sa shtetet tjera, kur bëhet për masat kundër koronavirusit të ri. Zëvendëskryeministrja Isabella Lovin tha për BBC se pandemia e koronavirusit është “maratonë dhe jo sprint (vrapim në distancë të shkurtër)”.
Ajo tha se është “mit” që Suedia nuk ka ndërmarrë hapa seriozë për të adresuar çështjen e pandemisë së koronavirusit.Suedia ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 50 njerëzve dhe ka ndaluar vizitat nëpër shtëpitë e kujdesit.Ky shtet ka përqindjen më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi i ri sesa shtetet tjera skandinave. Mbi 2 mijë persona kanë vdekur në Suedi, ndërkaq në shtetin fqinj, Norvegji, 193 persona kanë humbur jetën nga virusi.
“Unë mendoj se çdo shtet duhet të ndërmarrë masat e veta, por është vërtetë e frikshme nëse keni masa shumë të ashpra, të cilat nuk mund të mbahen në fuqi gjatë gjithë kohës. Ndoshta ju mund të keni një kundërefekt dhe njerëzit nuk do të respektojnë rekomandimet derisa të zbulohet vaksina dhe pandemia të ketë përfunduar. Ne nuk duam ta dobësojmë situatën”, zëvendëskryeministrja Lovin.