Një grua 113-vjeçare nga Spanja është personi më i vjetër që ka mposhtur koronavirusin. Sipas medias së huaj, Maria Branyas, nënë e tre fëmijëve, i mbijetoi COVID-19 në shtëpinë e kujdesit “Santa Maria del Tura” në qytetin Olot të Spanjës lindore, pasi u diagnostikua në prill.
Branyas fillimisht lindi në San Fransisco në Shtetet e Bashkuara më 4 mars 1907 dhe jetoi përmes pandemisë spanjolle të gripit që përfshiu botën në vitin 1918- 1919, duke vrarë rreth 50 milionë njerëz. Maria konsiderohet personi më i vjetër në Spanjë nga Grupi Kërkimor Gerontologjik.
17 persona në shtëpi të moshuarish raportohet se kanë vdekur nga koronavirusi. Ajo ishte e izoluar në dhomën e saj në shtëpinë e kujdesit ndërsa luftoi sëmundjen përpara se të testohej përfundimisht negative.