Luani: Do të çliroheni nga disa probleme që keni përjetuar kohët e fundit. Ekziston mundësia e një debati me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj sa i përket parave. Personat që janë ende beqarë mund të takojnë një person të veçantë këtë të hënë.

Virgjëresha: Keqkuptimi me një mikun/miken tuaj mund t’ju sjellë një situatë të tensionuar. Tregohuni të duruar dhe përpiquni të sqaroni situatën ashtu sikurse ka ndodhur në të vërtetë. Dita e duhur për t’i dhënë fund disa detyrave të lëna përgjysmë.