1, 2, 10, 100, 200, 627 (gola). Një histori e jashtëzakonshme e Leo Messit, pa dyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e futbollit. Do të debatohet për dekada nëse argjentinasi është më i madhi, por ai sigurisht është në mesin e dhjetë kampionëve më të mirë të njëqind viteve të fundit. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, lindi legjenda e tij. Ishte 1 maji i vitit 2005, kur Leo Messi shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës. Ekipi “blaugrana” përballej me Albaceten në një nga ndeshjet e fundit të kampionatit.
Ishte minuta e 86-të, Frank Rijkaard hoqi nga loja kamurunasin Eto’o pë t’i bërë vend një 17-vjeçarin Lionel Messi, për të cilin kishte nisur të flitej shumë. Kishte luajtur disa minuta në pak takime të mëparshme dhe ëndërronte të ishte idhulli i ri i “Camp Nout”, ku buzëqeshja e Ronaldonhos kishte fituar zemrat tifozëve. Barcelona kryesonte 1-0 me gol të Samuel Eto’osë. Kamerunasi largohet nga fusha. Mes emrave të tillë si Iniesta, Giuly, Decon dhe Ronaldinho (me madhështinë e tij), gjendet edhe Lionel Messi.
Dy amerikano-jugorët kuptohen me sy mbyllur, ndërtojnë aksionin e golit të dytë të ndeshjes, që realizohet nga “Pleshti” me një parabël. Në fakt, vetëm pak çaste më herët, thuajse me një aksion identik, ndoshta me pa të drejtë, anësori ia kishte anuluar golin Messit 17-vjeçar. Entuziazëm i pakontrolluar për argjentinasin, i cili ngazëllohet me flokët në fytyrë, ngjitet në shpatullat e Dinhos dhe merr ovacionet e pabesueshëm të “Camp Nou”. Legjenda sapo nisi të tregohej…