Merkato e verës po afrohet dhe një lojtarët më të kërkuar është Philippe Coutinho. Fantazisti brazilian, i transferuar në Katalonjë në jananrin e 2018-ës, nuk ka arritur të kërë shenjë te Barcelona. Në këtë sezon, ai është huazuar te Bayern Munich dhe pritet që të largohet përfundimisht nga Katalonja gjatë kësaj vere. Në gjurmët e tij ëshhtë vënë Chelsea dhe Manchester United, por ka edhe një angleze tjetër që shpreson që Cou të qëndrojë te Barça.
Bëhet fjalë për Liverpool-in, që do të fitonte 17,5 milionë sterlina në rast se braziliani do të luante edhe të paktën 24 ndeshje me blaugranat. Një nga bonuset e operacionit të realizuar dy vite më parë.