Pranvera dhe vera janë midis Barcelonës dhe Interit. Lautaro Martinez blaugrana, po apo jo? Kjo është pyetja kryesore para hapjes së merkatos. Sipas Quique Setién, trajner i katalanasve, përgjigjja mund të jetë “po”. Ai e shpjegoi këtë për “Gazzetta dello Sport”, duke e përcaktuar argjentinasin një lojtar të rëndësishëm. Njëkohësisht, i kujton 10 zikaltër stimujt që do t’i ketë me shumicë për këtë hap, që të luajë me Messi:

“Lautaro është një lojtar i rëndësishëm dhe i shkëlqyeshëm. Barcelona është gjithmonë e interesuar për lojtarë të tillë. A i pëlqen të luajë me Messi? Për këtë do të duhet të pyesni atë. Për shumë lojtarë, të jenë në gjendje të luajnë Messin, përbën një nxitje të madhe”.

Trajneri spanjoll, gjithashtu, shfrytëzoi rastin për të konfirmuar se kapiteni do të mbetet me blaugrana-t, pavarësisht zërave që janë përhapur në muajt e fundit: “Messi nuk do të largohet. Ai dhe Barcelona do të jenë gjithmonë bashkë. Leo ka qenë te Barça për 20 vite dhe askush nuk mund të flasë për një raport të thyer. Disa gjëra ndodhin në klube të tilla të mëdha, është normale që ka dhe konflikte, por ato janë zgjidhur”.

Një tjetër njohje e Setién është Fabian Ruiz, një talent, që ai vetë e pa në veprim, kur e kishte kundërshtar në Ligën e Kampionëve, me fanellën e Napolit: “Unë isha me të te Betis për një vit, kohë e mjaftueshme për të treguar se është një lojtar i shkëlqyeshëm, i një niveli të jashtëzakonshëm. Ai kishte një potencial të jashtëzakonshëm dhe e nxori atë shumë shpejt. Fabian ishte i qetë me mua, sepse e angazhova në një kontekst taktik futbolli, që e bëri më të mirë”.

Lidhur me kapitullin “Arthur”, Setién tha se nuk ishte në dijeni të negociatave për shitjen e tij dhe theksoi gatishmërinë e lojtarit për të qëndruar te Barcelona për një kohë të gjatë: “Unë flas me menaxherët e klubit shumë shpesh dhe askush nuk më ka thënë asgjë për të. Ndër të tjera, Arthur tashmë ka thënë dy herë se dëshiron të qëndrojë te Barça. E kuptoj në mënyrë të përsosur, në vend të tij do të mendoja tërësisht si ai. Unë nuk do të lija një ekip si ky, ku ke lojtarin më të mirë në botë pranë. Pjanic është një lojtar tjetër i shkëlqyeshëm, por sot është e rrezikshme të flasim për merkaton”.