Nga Sara Cunial/

Hobs thoshte se pushteti absolut nuk lind si një detyrim nga lart por nga zgjedhja e individëve të frikësuar që ndihen më të mbrojtur duke hequr dorë dhe duke ia dorëzuar lirinë e vet një të treti. Po u bëhet anestezi trurit të njerëzve nëpërmjet masmediave të blera, dezifektantëve dhe NLP-ve, deri në pikën që të arrihet të na programohen edhe emocionet; të na manipulohen ndjenjat.

Tashmë kemi kuptuar që nuk shkakton vdekje virusi i vetëm. Falë ligjeve që po nxjerrim do vdesin shumë më tepër nga mizerja dhe varfëria. Dhe ashtu si në regjimet më të suksesshme faji do shkarkohet tek vetë qytetarët. Na hiqni lirinë dhe na thoni që e kërkuam vetë, se e kemi vetë fajin. Më shumë nga të gjithë do ta pësojnë fëmijët tanë, shpirtra të përdhunuar prej të njëjtëve që hiqen si garantues të të drejtave të tyre. Do t’u lejohet e drejta e arsimimit vetëm kundrejt një byzylyku për t’i mësuar dhe edukuar me lirinë e mbikqyrur, në këmbim të një tableti dhe një monopatine.

Gjithçka për të kënaqur orekset e një kapitalizmi financiar motori i të cilit është konflikti i interesit. Përfaqësuar sot nga OBSH, financuesi kryesor i së cilës është “filantropi” dhe “shpëtuesi i botës” Bill Gates.
Ne e dimë të gjithë tashmë. Që në 2018 Bill Gates profetizoi një pandemi dhe e simuloi atë tetorin e kaluar në Event 201 bashkë me miqtë e tij të Davos-it. Ai prej vitesh është investuar në plane të shpopullimit dhe kontrollit të politikave globale me synimin për të marrë dominimin mbi agrikulturën, teknologjinë dhe energjinë.

Gates ka thënë me gojën e tij fjalët e mëposhtme: “Nëse bëjmë një punë të mirë me vaksinat, sektorin e shëndetësisë dhe riprodhimin, mund ta ulim popullsinë e botës në 10 – 15 për qind. Vetëm një gjenocid mund ta shpopullojë botën”. Me vaksinat e tij Gates ka arritur të sterilizojë deri tani miliona gra në Afrikë. Ka provokuar një epidemi poliomeliti që ka paralizuar 500 mijë fëmijë në Indi. Dhe vazhdon sot me DTP e tij të shkaktojë më shumë vdekje se vetë sëmundjet; ashtu si me OMGJ-te e veta sterilizuese që ua dhuron me bujari popullatave të uritura.

Ai po planifikon të shpërndajë vaksinën kundër Covid si mjet për të riprogramuar sistemin tonë imunitar ndërkohë që po mbyll aferat e veta multimiliardëshe me kompanitë e teknologjisë 5G në Shtetet e Bashkuara

Ky është Deep State.

Që në bashkëpunim me industrinë farmaceutike po financon brezin e mjekëve të së ardhmes duke i indoktrinuar ata për ti bërë të heqin dorë nga gjykimi i lirë dhe betimi i Hipokratit e për të shpërndarë nëpërmjet tyre medikamentet e prodhuara me këtë qëllim. Që në bashkëpunim me qeveritë po merr në posedim dosjet tona shëndetësore pasi ngritën programe europiane si Europa ID2020 për identifikimin elektronik, që i referohet pikërisht një vaksinimi masiv që do krijonte këtë platformë dixhitale me të dhëna sensitive.

Kontributi i Italisë në luftën kundër koronavirusit është 140 milionë euro nga të cilat 120 milionë do i jepen Gavi Alliance një OJF e krijuar nga Fondacioni i Bill Gates. Kjo është vetëm një pjesë e 7.4 miliard eurove të mbledhura nga Komisioni Europian për të gjetur vaksinën kundër koronavirusit që do përdoret për atë që thashë më lart.

Asnjë cantim për sieroterapinë, e cila kushton shumë më pak. Asnjë cantim për masat parandaluese, masat e vërteta që kanë të bëjnë me stilin tonë të jetës, ushqimin dhe qasjen ndaj mjedisit. Sepse objektivi i vërtetë i kësaj që po ndodh është KONTROLLI TOTAL dhe DOMINIMI ABSOLUT mbi qenien njerëzore që shndërrohet kështu në kavie dhe skllave duke iu dhunuar sovraniteti dhe liria e gjykimit. Kjo po ndodhë edhe falë gënjeshtrave tona si politikanë të cilat i maskojmë me emrin e pështirë kompromise politike. Atëherë, ndërsa ju këtu brenda do vazhdoni me planin tuaj të aktivizimit të kodit Nuremberg me zgjidhje të detyruara të bazuara te frika dhe intimidimi, ne dhe qytetarët do jemi jashtë për të ngritur vatra rezistence për t’jua bërë të pamundur të na mposhtni të gjithëve…

Ilaritet i fortë në sallë,ndërhyn drejtuesi i seancës: Kolegë deputetë, kjo është një sallë ku secili ka të drejtë të shprehë mendimet e veta dhe ku secili ka detyrimin të respektojë mendimin e tjetrit. Nëse keni mendim të kundërt, jeni të lirë të merrni fjalën më pas dhe shprehuni. Mjaft me këtë sjellje. E nderuara Cunial, ju lutem konkludoni.

…Faleminderit zoti kryetar. Po konkludoj. Kërkoj nga ju i nderuar të bëheni zëdhënësi ynë për t’i kaluar një këshillë kryeministrit Conte: I dashur kryeministër Conte, herën tjetër që do marrësh një telefonatë nga “filantropi” Bill Gates, përcille menjëherë te Gjykata Ndërkombëtare Penale për Krimet kundër Njerëzimit. Nëse nuk e bën këtë, na thuaj si duhet të të quajmë: miku i tij avokat që merr urdhëra nga një kriminel?

Faleminderit

*Sara Cunial (1979) është deputete e Parlamentit italian, përfaqësuese e Lëvizjes 5 Yjet. Teksti më sipër i botuar këto ditë nga shumë media online është një fjalim i saj në Parlament, i cili ka bërë shumë bujë për shkak të përmbajtjes dhe debatit që hap.