Ju duhet të përqëndroheni më shumë në mënyrën si reagoniShpesh priren t’i shikoni gjërat nga një këndvështrim tepër global, përfshirë veprimet e të tjerëve. Kjo ju bën të mendoni – gabimisht – se jeni në gjendje që të ndërhyni.Kuptoni se e vetmja gjë që mund të bëni është të punoni me veten tuaj dhe mënyrën tuaj të të vepruarit. Kjo është çfarë ju duhet të bëni, për t’u ndier më të përqendruar dhe të filloni të keni rezultatet e duhura në gjithçka që bëni.

Nëse nuk mund të veproni shumë direkt ndaj të tjerëve, mund të menaxhoni veten për të bërë që mendimet tuaja të ndryshojnë. Në këtë mënyrë jeta juaj do të fillojë të pasqyrojë zgjedhjet tuaja të përditshme.Në fund të fundit ju jeni protagonisti i vetëm i vërtetë i jetës suaj. Dhe, nëse e kuptoni këtë, ky do të jetë hapi i parë drejt përvetësimit të mjeteve të duhura, për ta bërë jetën tuaj të reflektojë plotësisht. Dhe si pasojë, të bëheni njeriu që doni të jeni. / meb.al