Sot një vit më parë, Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë. Ajo bekoi martesën e saj me aktorin turk, Tolgahan, me një vogëlush të cilin e quajti Efehan. Tashmë ka kaliar një vit, dhe në 1-vjetorin e parë të lindjes, Almeda i ka bërë një urim të ëmbël në Instagram, ku zbulon edhe një foto nga muaji i parë i vogëlushit.
“1 muaj në këtë foto, 1 vit tani. Zemra ime është 1 vit tani. 05.05.2019”, shkruan Almeda në foto.
Efehan është bërë mjaft i dashur për të gjithë publikun dhe të gjithë jemi dashuruar pas tij nga fotot që publiko mami Almeda në Instagram. Modelja ka treguar se të birit po i mëson edhe shqip, ndaj mezi po presim ta dëgjojmë kur të flasë.