Në verën e vitit 2017, kur Milani derdhi mbi 30 milionë euro në arkat e Porto për ta blerë atë, shumë e panë André Silva si një nga hitet më të rëndësishme të asaj merkatoje. Në realitet, talenti i kuqezinjve nuk ka qenë kurrë në gjendje të shprehet plotësisht, aq sa u huazua së pari te Seville dhe më pas tek Eintracht Frankfurt, një ekip në të cilin edhe sot luan.

André Silva, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, pranoi se do të dëshironte të luante përkrah Ibrahimovic në Milano: “Dua të rritem, dua të mësoj. Për këtë arsye do të ishte mirë të luaja me Ibrahimovic. Ai është një nga më të mirët e kësaj epoke. Duke luajtur me të, do të më kishte ndihmuar”.

Bundesliga ishte kampionati i parë që rifilloi, mbas emergjencës së “Coronavirus”. André Silva ka zbuluar se nuk ka frikë nga fakti se duhet të luajë në fushë, në situatën e një pandemie globale: “Në Gjermani kemi lëvizur përpara me shumë kujdes. Ka një bashkëpunim të fortë mes klubeve, lojtarëve dhe të gjithë aktorëve të tjerë të garës.

Ne jemi në gjendje të punojmë mirë, pa pasur ndonjë mendim tjetër në kokë. Patjetër, kemi rregulla sanitare që duhet t’i ndjekim. Shpesh bëjmë tamponin (testin e Covid-19). Kësisoji, ndihemi të sigurt. Për më tepër, rifillimi i lojës ishte i rëndësishëm për të mbrojtur botën tonë dhe për të siguruar që të ketë një fund të lumtur për të gjithë ata njerëz, që jetojnë me futbollin”.

Sulmuesi portugez është huazuar tek Eintracht Frankfurt për dy vite. Ai dëshiron ta përdorë këtë “parantezë” për t’u rritur më tej: “Gjërat po shkojnë mirë deri tani. Për dy vite, veçanërisht në moshën time, mund të rritesh shumë, edhe si njeri. Në dy vite mund të punoni shumë me veten tuaj. Në Frankfurt pata mundësinë të luaja, të fitoja siguri. Jam vërtet i lumtur këtu”.

André Silva nuk është i balancuar për të ardhmen e tij, por rikthimi i mundshëm te Milani nuk mund të përjashtohet: “Për momentin jam një lojtar i Milanit, i huazuar tek Eintracht Frankfurt. Nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Pavarësisht klubit, kampionatit apo vendit, megjithatë, unë dua të jem protagonist. Ata që janë ambiciozë, gjithmonë duan të fitojnë. Dua të luftoj për t’u ngritur sa më lart. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, mund të komentoj vetëm për të tashmen, që është në Frankfurt. Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të pasur sukses këtu”.