Arbana Osmani ishte sot në festën e ditëlindjes së mbesës së saj Kenza! Moderatorja shqiptare ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto ku shfaqet nga festa me dekorin e bukur me tullumbace rozë dhe kekë të vegjël që sigurisht kanë tërhequr vëmendjen e saj. Që pas njoftimit që është në pritje të ëmbël, Arbana është rezervuar disi të tregojë fizikun e saj, duke u veshur me bluza të gjera në punë, por jo sot.

Ajo shfaqet me një fustan pas trupit dhe ndonëse kurioziteti ynë është i madh, moderatorja nuk e tregon barkun. Nuk e dimë sa javëshe është Arbana, pasi nuk ka dhënë detaje të tjera nga pritja e ëmbël, por besojmë se është në tremujorin e parë të shtatzënisë. Arbana është nënë e një djali që e ka më bashkëshortin e saj të parë, ndërsa ky do të jetë fëmija i parë për regjisorin Eduart Grishaj.