Modelja Arbenita Ismajli njihet për tiparet tërheqëse dhe format e saj seksi, ndërsa pozat në Instagram marrin mijëra pëlqime e komplimente nga ndjekësit. Mirëpo, kur vjen puna tek fotot me bikini, fansat i kanë disa rezerva! Disa orë më parë, modelja ndau në Instagram një foto ku shfaqej e veshur me body, teksa ekspozonte gjoksin dhe të pasmet.

Kaq iu desh ndjekësve të saj për ta “kryqëzuar” në komente për veprimin që bëri. Shumë prej tyre e quanin gabim faktin që publikoi një foto të tillë pasi është muaji i Ramazanit. Të tjerë “xhelozonin” për format e saj seksi duke i sugjeruar ta fshijë postimin. E rev oltuar nga kjo situatë, Arbenita ka reaguar në InstaStory duke i dhënë një përgjigje të gjithëve:

“Kam të bëj me njerëzit më seksistë në Instagram çdo ditë! 50% e tyre janë femra! Rrallë publikoj foto me bikini, por kur e bëj njerëzit ofendohen. Unfollow praaa!”- shkruan modelja. Duket se ajo nuk është ndikuar aspak nga fjalët e ndjekësve dhe fotoja seksi vazhdon të qëndrojë në profilin e saj në Instagram.