Ata shfaqeshin gjithmonë bashkë por nuk e përcaktuan kurrë statusin e tyre! Julian Perreta dhe Era Istrefi dukeshin si një çift i vërtetë pasi publikonin vazhdimisht foto dhe video të njëri-tjetrit, si ajo e pak kohëve më parë e këngëtarit i cili e quante bukuroshen shqiptare “Mbretëresha ime”.
Ata postuan foto dhe video edhe nga udhëtimi i tyre në Francë në fund të 2019-s! Gjërat mes tyre më pas u bënë disi më diskrete, dhe postimet e përbashkëta munguan për një kohë të gjatë, deri dje kur një koment i muzikantit në foton e Erës, bëri të lindin sërish dyshime! Por a janë sot të lidhur?
Ka qenë Julian Perreta ai i cili ka treguar të vërtetën e lidhjes me Era istrefin, të cilën e quan shoqen e tij më të mirë. Në një postim në Instagram, ai i është përgjigjur kështu interesit të një fansi:
“Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”.
Duket se Era është një person shumë i rëndësishëm për Julian Perreta-n, por i gjithë statusi i tij duket sikur është në kohën e shkuar! Të jenë ndarë si miq?!