Rikthimi i futbollit në Europë po merr formë. Një tjetër kampionat pritet të rifillojë pasi i është ndezur drita jeshile nga qeveria. Bëhet fjalë për Bundesligan austriake e cila e ka një datë për rinisjen, teksa ky sezon futbollistik do të shkojë deri në fund.
Kampionati do të rifillojë në datë 2 qershor, teksa tre ditë më parë do të zhvillohet finalja e Kupës së OFB Cup. Salzburg do të ndeshet me Austria Lustenau në 30 maj për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Në këtë kampionat aktivizohet edhe Bekim Balaj.
Sulmuesi shkodran është pjesë e Sturm Graz dhe këtë sezon ka shënuar 7 gola. 623 njerëz kanë humbur jetën në Austri prej koronavirusit, teksa të prekurit po i afrohen numrit 16 mijë, nga të cilët 14.148 janë shëruar.