Përmes një komunikate ky autoritet sqarojnë se lajmi nuk është i vërtetë dhe se transporti detar për pasagjerët nga dhe drejt Italisë mbetet ende i pezulluar deri në një urdhër të dytë.
REAGIMI
Lajmi i komunikuar ditën e sotme në mënyrë të njëanshme nga Kompania e trageteve “Ventouris Ferries” lidhur me rikthimin e trafikut të pasagjerëve me Italinë, NUK ËSHTË I VËRTETË! Transporti detar për PASAGJERËT nga dhe drejt Italisë mbetet ende i pezulluar deri në një urdhër të dytë të Autoriteteve shqiptare dhe italiane!
I kërkojmë kompanive private që operojnë në hapësirën portuale, sikundër dhe mediave, të mos shpërndajnë njoftime të paverifikuara në rrugë zyrtare, sidomos në situatën në të cilën ndodhemi! Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë!