Analisti Andi Bejtja kërkoi sot që dy partitë më të mëdha opozitare dhe presidenca të shkrihen në një dhe të bëhen ashkë me qytetarët, teksa po fliste për shembjen e Teatrit Kombëtar.Bejtja tha se kjo është e vetmja mënyrë për të mposhtur Ramën, ndërsa nuk u përmbajt ndaj tyre.Analisti tha se nëse nuk e bëjnë këtë gjë, Basha të këndojë himnin e flamurit në banjo, Kryemadhi të shtrojë petë, ndërsa Meta të mastrubohet me Kushtetutën.
“Kjo ditë mund të kthehet në një ditë të bardhë vetëm nëse presidenti dhe partitë opozitare shpallin shkrirjen e tyre, të lenë godinat e të bëhen barabartë me qytetarët.Kur them shkrihen, të shkrihet PD-ja, LSI-ja dhe Presidenca dhe të dalin në shesh bashkë me njerëzit dhe këtu të riformatohet opozita.Qëllimi i mbrojtjes së Teatrit dështoi, prandaj e vetmja mënyrë është të dalin në Bulevard me njerëzit ose ndryshe s’ka formë tjetër.
Basha të vazhdojë të këndojë në banjo himnin e PD-së, Monika të shtrojë byrekun te flamuri i LSI-së te selia dhe Presidenti të vazhdojë të mastrubojë me Kushtetutën. Unë këtë shoh, nuk shoh rrugë tjetër”, deklaroi Bejtja