Siguria e qytetarëve është në fokus të punës së përditshme të Bashkisë së Tiranës. Përpos investimeve madhore, në projekte infrastrukturore dhe jo vetëm, çdo ditë vijon puna për mirëmbjatjen e rrugëve, ndriçimit, ambientit që na rrethon, dhe çdo elementi që ndikon në jetën e qytetarëve. Gjatë ditëve të fundit, punëtorët e qytetit kanë vijuar punën për mirëmbajtjen e kangjellave në anë të rrugës për të garantuar sigurinë e këmbësorëve dhe përdoruesve të biçikletave.
Teksa publikon disa foto nga puna në terren, Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe Ndriçimit në Bashkinë e Tiranës thekson se: “✔️Çdo detaj, sado i vogël ka rëndësi për qytetin që të jetë sa më i rregullt, estetik? dhe funksional. ?♂Ekipi ka punuar nëpër disa rrugë të ?Tiranës duke mirëmbajtur disa nga? kangjellat e dëmtuara. Ka rëndësi mirëmbajtja e tyre si për estetikën po ashtu edhe për sigurinë e qytetarëve. ?Ditë e re, punë e re!
#DPRRNP #TIRANAqeDUAM #MirembajtaRugevedheNdricimit”. Ndërkaq, një vëmendje e veçantë punëtorët e qytetit i dedikojnë mirëmbajtjes në çerdhe, kopshte, shkolla, si dhe këndet e lodrave, për të garantuar kushte sa më të mira për të vegjlit e kryeqytetit.