Bayern Munchen ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e City-t, Lorey Sane. Klubi gjerman dhe lojtari janë dakord që të nënshkruajnë një marrëveshje 5-vjeçare që do e “blindojë” sulmuesin në Mynih pasqyron neunzigplus.de. Drejtuesit e gjermanëve duhet të bisedojnë me Manchester City-n tani. Oferta e tyre fillestare është shumë e ulët vetëm 40 milionë euro. Një shifër që nuk pranohet nga “Qytetarët”, por bavarezët nuk duan të paguajnë më shumë se 60 milionë euro.

Verën e kaluar ishin gati të ofronin dhe 100 milionë për Sanen, por futbollisti u dëmtua. Ai nuk ka luajtur në sezonin e fundit, pa harruar dhe pandeminë që ka dëmtuar klubet në të gjithë botën. E gjitha kjo bën që çmimi të ulet.