Presidenti i Inter Miami, David Beckham, ka filluar të mendojë për merkaton e verës. Ai do të afrojë disa yje nga Europa për të rritur cilësinë e skuadrës së tij. Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Javier Pastores. Footmercato.net shkruan se agjenti i mesfushorit të Romës ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit të Beckham. Argjentinasi është nën kontratë me Romën deri në vitin 2023, por nuk bën problem diçka e tillë.

Rroga e tij është një peshë e madhe për Romën, pa harruar faktin se Pastore ka rezultuar një dështim në kryeqytet. Verdhekuqtë e blenë nga PSG në verën e 2018 për 24.7 milionë euro. Argjentinasi ka luajtur vetëm 13 ndeshje me Romën.