bKryeministri Edi Rama ka deklaruar dje gjatë një interviste për News24 se qeveria e Partisë Demokratike ka paraqitur pranë tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, projektin Plazza Shopping, që parashikonte shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në hapësirën e tij dhe përreth të një qendre me dyqane dhe butike.

Rama e ka cilësuar atë si projekt të bukur, por që sipas tij e kundërshtoi sepse ideja e tij është ndërtimi i një teatri të ri në vendin e të vjetrit. Sot, Berisha del si mbrojtës i zjarrtë i Teatrit të vjetër. Lidhur me financimin e ndërtesës së re, z. Rama ka sqaruar se Bashkia e Tiranës do të marrë kredi në garancinë sovrane të qeverisë.