Sipas llogaritjeve të agjencisë PA, e cila citon Institutin Britanik të Statistikave,numri i përgjithshëm i vlerësuar i vde kjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka tajkaluar shifrwn 48,000 Shifra ndryshon nga ajo e azhurnuar çdo ditë nga qeveria britanike por edhe është më uniforme me shifrat zyrtare të publikuara nga shumica e vendeve të tjera.
Në terma absolutë, Mbretëria është në çdo rast në radhë të parë në Evropë dhe e dyta në botë pas SHBA, ndërsa në raport me popullsinë është prapa Belgjikës dhe Spanjës dhe barabartë me Italinë. Sipas shifrave të autoriteteve numri i vde kjeve në Britaninë e Madhe është 38 mijë kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 270 500.