Bayern Munchenit i shërbeu kjo periudhë e pushimit, pasi ka rikuperuar sulmuesin Ivan Perisic. Kroati u huazua nga Interi drejt Gjermanisë, por ishte dëmtuar përpara se të niste karantina.

Ky pushim i gjatë i ka shërbyer Perisicit, pasi kroati është rikuperuar krejtësisht nha dëmtimi që kishte. Ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Hansi Flick. Sulmuesi ka bërë mjaft mirë me Bayern Munchenin dhe ka ndërmend që ta blejë përfundimisht.

Bavarezët duhet të paguajnë 20 milionë euro për kartonin e tij. Një shifër e përballueshme nga kampionët e Gjermanisë, ndërsa në krahun tjetër Interi nuk e do mbrapsht në San Siro, prandaj marrëveshja është thuajse e sigurt.