Ndalohen përqafimet si manifestim i festimit apo përshëndetjes më kundërshtarin dhe shokun, asnjë shtrëngim duarsh dhe do të shmanget sa më shumë pështyma.

Janë këto disa nga rregullat që futbollistët e Bundesliga dhe Liga 2 duhet të respektojnë, duke u kthyer në fushë në Gjermani me dyer të mbyllura këtë fundjavë, pas pushimit të madh të dashur për shkak të koronavirusit.

Një rregullore me 35 faqe, ku përfshihen edhe normat e reja higjenike për lojtarët. Sakaq, në rast se rezulton një futbollist pozitiv, atëherë do të duhet që e gjithë skuadra të shkojë në karantinë.